FC Struga zyrtarizon dy përforcimet e reja, Pa Omar Xhobe dhe Sava Radiç. Bëhet fjalë për një sulmues dhe një mbrojtës që luan në krahun e djathtë.

Pa Omar Xhobe vjen në huazim nga rradhët e Shkëndijës për 6 muaj, ndërkohë me Sava Radiç kuqebardhët kanë nënshkruar kontratë dy vjeçare.

Mbrojtësi i krahut të djathtë vjen nga rradhët e Akademia Pandev, ku ishte një ndër futbollistët më të mirë në kampionatin maqedonas.