FC Rahoveci 2019 anëtar i ri i Superligës në futsall

FC Rahoveci  2019 është anëtari më i ri i Superligës në futsall.

Kjo skuadër ka arritur ta mbyllë kampionatin në Grupin B të Ligës së Parë, në pozitën e parë, ku në 10 xhiro ka realizuar 9 fitore e 1 barazim.

Në ndeshjen e fundit të këtij edicioni Rahoveci 2019 ka shënuar fitore kundër rivalit të qytetit, Rahovecit, me rezultat 10:3.

Pas ndeshjes lojtarëve dhe stafit të FC Rahoveci 2019 u janë ndarë medaljet si dhe trofeu i kampionit, të cilat i ndanë koordinatori i futsallit në FFK, Arben Zhjeqi dhe komisari i garave, Hysni Gjinovci.