FC Prishtina shumë shpejt me pronarë të rinj, vendoset edhe për trajnerin

Në 100 vjetorin e themelimit të klubit, FC Prishtina po kalon një nga sezonet më të rënda viteve të fundit. 

Klubi ka mbetur jashtë objektivave, dhe gjithashtu po përballet me probleme financiare, shkruan Gazeta Olle.

Së fundmi, kryeqytetasit nuk janë licencuar as për garat evropiane për edicionin 2021/22.

Megjithatë, siç njofton Kanal10, Prishtina shumë shpejt do të bëhet me pronarë të rinj.

Bisedimet mes palëve kanë filluar mirëpo asgjë nuk mund të vendoset pa u mbajtur kuvendi i klubit.

Pronarët kanë zgjedhur edhe trajnerin e ri i cili do të zyrtarizohet pas ardhjes së tyre në krye të klubit nga kryeqyteti.

/Gazeta Olle/

Ekskluzive: Arbnor Morina flet për inkuadrimin e Ferizajit në Superligë

Real Madrid i ofron Mbappesë shifrën e çmendur për transferimin e tij në “Bernabeu”