FC Prishtina në futsall me probleme të mëdha, klubi drejt shuarjes

Klubi i futsallit Mabetex Prishtina është fare pranë shuarjes, pasi tash e disa ditë janë duke u përballur me probleme të mëdha organizative, teksa së fundmi kanë ndodhur disa përplasje jo të vogla.

Drejtuesit e klubit kanë mbyllur të gjitha llogaritë në rrjetet sociale, teksa futbollistët e kësaj skuadre tashmë kanë filluar të gjejnë klube të reja.

Mësohet se drejtuesit Fatos Dili dhe Huar Morina, nuk janë në raporte të mira, ku dyshohet për keqpërdorime të buxhetit të klubit dhe parave që janë dhënë nga kompania e njohur Mabetex, shkruan Gazeta Olle.

Gjendja aktuale në klub është alarmante te ‘bardhekaltërit’, ndërsa deri në këtë vit ishte një prej klubeve më të organizuara në vend.

Ka gjasa që klub këtë sezon të luajë me lojtarë të rinj, ose me e keqja të shuhet përfundimisht në mungesë të financave. /Gazeta Olle/

Kundërshtari i ardhshëm i Ballkanit, të dhëna dhe histori rreth klubit Klaksvik

Vazhdojnë stërvitjet intensive në Kampin Nacional të FBK-së