FC Prishtina 01 e nis me fitore në Main Raund të Ligës së Kampionëve

FC Prishtina 01 ka shënuar fitore ndaj finlandezëve Kampus Dynamo me rezultat 6-0, duke dominuar takimin nga fillimi deri në fund.

Kryeqytetasit që e nisën mirë takimin duke shënuar që në minuën e parë me Halim Selmanajn për 1-0.

Ylli Mazreku shënoi golin e dytë në ndeshje në minutën e 13-të për 2-0.

Në pjesën e dytë FC Prishtina 01 shënoi edhe katër herë të tjera, duke konfirmuar formën e lartë.

Një goditje të Selmanajt e devijoi në portën e tij Savolainen për 3-0.

Fitim Krasniqi shënoi në minutën e 25-të për 4-0, ndërsa Mazreku shënoi golin e dytë personal në minutën e 27-të për 5-0.

Ndeshja u mbyll me golin e Ramadan Alajt për 6-0.

FC Prishtina 01 e nisi shumë mirë fazën e Main Raund, ku për kundërshtarë ka edhe Kaunas Zalgirisit (Lituani) dhe Ael Limassol (Qipro).

Daja flet para përballjes me Astanan, tregon edhe mungesat që do të kenë

Besa Famgas dhe Trepça përfundojnë rrugëtimin evropian, rikthehen në sfidat kampionale