FC Liqeni shkruan historinë, shpallen kampion në vitin e parë në Superligë

Liqeni pasi e fitoi Kupën e Kosovës muaj më parë, të dielën e ka festuar edhe titullin e kampionit.

Pasi kishin fituar ndeshjen e parë ndaj Liburnit në Gjakovë me rezultat 8-3, skuadrën nga Drenasi iu desh vetëm edhe një fitore.

Atë e arritën në shtëpi duke fituar me rezultat 4-1.

Camilo shënoi dy herë, ndërsa Shqipron Ibrahimi dhe Yulian shënuan nga një herë në këtë fitore.

Liqeni në vitin e shkuar ishte inkuadruar në Superligë, ku për një vit arrin t’i marr dy trofetë kryesor në futsallin e Kosovës.

Kjo erdhi edhe fal lojtarët kolumbian Yulian dhe Camilo që i dhanë shumë kualitet skuadrës.  /Gazeta Olle/