FC Ferizaj shembull i korrektësisë, fillon shlyerjen e borxheve ndaj futbollistëve

Gjatë ditës së sotme FC Ferizaj ka filluar ekzekutimin e vendimit për shlyerjen e borxheve ndaj futbollistëve që aktualisht janë të angazhuar në klub.

Stafi i klubit u takua me lojtarët dhe ishte kapiteni i skuadrës, Florim Berisha i cili falënderoi bordin e klubit në emër të ekipit, shkruan Gazeta Olle.

Siç njofton klubit i Ferizajt, borxhet e mbetur ndaj lojtarëve janë si pasojë e menaxhmentit të kaluar.

Njoftimi i plotë nga FC Ferizaj:

Stafi i klubit sot takoj lojtarët që aktualisht janë të angazhuar në klub tonë dhe të cilët kanë pretendime qe klubi ynë ka ende borgje ndaj tyre ,dhe tani më dihet se kohë më parë klubi jonë ka arritur nje marrveshje me lojtaret dhe sot me nje vendim te vecant te Kryetarit te klubit dhe Bordit ka filluar egzekutimi i ketij vendimi per shlyerjen e borgjit te mbetur ndaj lojtarve nga menagjmenti i kaluar.

Një falenderim ndaj strukturave te klubit dhe bordit te klubit ne emer te lojtareve e percjelli kapiteni i ekipes Florim Berisha.

Ferizaj.
29/12/2021.
/Gazeta Olle/

Presionet e KOK bëjnë që IOC të kërcënojë Serbinë për diskriminimin që i bënë boksierëve tanë

Formacionet zyrtare: Brentford – Manchester City