FC Ferizaj fillon fazën përgatitore para stinorit pranveror

Skuadra e FC Ferizajt ka filluar fazën përgatitore para fillimit të stinorit pranveror nën udhëheqjen e trajnerit Andrej Panadic. 

Përgatitjet e ferizajasve do të ndahen në dy faza, ku deri më datë 20 janar do të zhvillojnë stërvitjet në terenin e Stadiumit të Qytetit në Ferizaj, shkruan Gazeta Olle.

Pastaj,  nga data 20 janar ekipi do të zhvendoset në Maqedoninë e Veriut, në qendrën e Dojranit për fazën finale para fillimit të kampionatit.

Pjesa e mbetur e sezonit do të jetë sfidë e madhe për Ferizajn, pasi kjo skuadër gjendet në pozitën e fundit në tabelë me 13 pikë pas 18 ndeshjeve.

Njoftimi i plotë nga FC Ferizaj: 

𝑩𝒂𝒄𝒌 𝒂𝒕 𝒕𝒓𝒂𝒊𝒏𝒊𝒏𝒈 💪

Sot skuadra jonë ka filluar përgatitjet për sezonin pranveror nën udhëheqjen e trajnerit, Andrej Panadic.

Përgatitjet do të ndahen në dy faza, ku deri më datë 20 janar do të zhvillojmë stërvitjet në terenin e Stadiumit të Qytetit në Ferizaj, pastaj nga data 20 janar do të zhvendosemi në Maqedoninë e Veriut, në qendrën e Dojranit për fazën finale para fillimit të kampionatit.

Pjesa pranverore e kampionatit fillon më datë 11 shkurt, skuadra jonë vazhdon të jetë aktive edhe në afrimin e lojtarëve të rinjë, ku deri tash veçse i kemi mbyllur disa marrëveshje, e për të cilat do të njoftoheni në ditët në vazhdim.

Na priftë e mbara

Forca Ferizaj💙👊

/Gazeta Olle/ 

FIFA fshin postimin ku thuhet se Messi është GOAT-i i futbollit

Dy përballjet e Sigal Prishtinës në Poloni