FC Drita zhvilloi stërvitjen e fundit para testit të vështirë ndaj Royal Antwerp

Gjatë ditës së sotme skuadra e FC Dritë ka udhëtuar drejt Belgjikës. 

Ekipi ka zhvilluar seancën e fundit stërvitore para ndeshjes së parë ndaj Royal Antwerp FC, në kuadër të raundit të dytë të Conference League, shkruan Gazeta Olle.

Padyshim se ky do të jetë një test tejet i vështirë për skuadrën e Ardian Nuhiut.

Dueli i parë zhvillohet nesër (e enjte), me fillim nga ora 19:00 në stadiumin “Bosuil Stadion”.

Kujtojmë se në raundin e parë bardhekaltrit eliminuan Inter Turkun me rezultat të përgjithshëm 3-1 pas dy ndeshjeve.

Ndërsa për belgët aventura në Conference League fillon pikërisht ndaj Dritës në raundin e dytë. /Gazeta Olle/ 

 

Vetëm një gol i shënuar në miqësoren Trepça ’89 – Malisheva

E rrallë në Rumani, arbitri ndëshkon me karton të kuq shoferin e autobusit (VIDEO)