FC Drita njofton se ka mbyllur bashkëpunimin me mesfushorin e njohur

FC Drita dhe Erion Vucaj zyrtarisht kanë ndarë rrugët, Vucaj u transferua te skuadra bardhekaltër në vitin 2018-të, ku ka arritur të paraqitet në 103 ndeshje kampionale, 6 ndeshje të Kupës, 1 ndeshje në Superkupën e Kosovës dhe 7 ndeshje në arenën ndërkombëtare.

Vucaj kishte refuzuar ofertën e Prishtinës para dy viteve, për të vazhduar me bardhekaltërit edhe për dy vite të tjera, por siç duket rikthimi i tij në Kategorinë Superiore është i pashmangshëm, me Partizanin dhe Vllazninë e Shkodrës që po luftojnë për të fituar shërbimet e tij.

 

 

Sadio Mane në minutën e 97-të shënon golin e parë në AFCON, siguron tre pikë shumë të rëndësishme

Denisson rikthehet në Kosovë, që disa javë ka stërvitur me skuadrën e madhe shqiptare