FC Drita “blindon” kapitenin e skuadrës edhe për tri vite të tjera

Kapiteni i Dritës, Ardian Limani ka nënshkruar kontratë të re me Dritën, e cila vlen për tri vitet e ardhshme. 

Limani është njëri nga futbollistët kryesor të skuadrës gjilanase, që nga ribashkimin i tij me klubin në vitin 2017, shkruan Gazeta Olle.

Mbrojtësi ka nënshkruar kontratën e re në ambientet e klubit, në prani të Drejtorit Sportiv, Valon Zymberit.

Limani që nga ardhja e tij te bardhekaltrit ka shënuar shumë suksese me klubin, ndërsa këtë edicion luajnë në finale të Kupës së Kosovës.

Njoftimi i plotë nga FC Drita:

Kapiteni besnik ndaj DRITËS, Limani edhe tri vite me ne

Klubi ynë dhe kapiteni Ardian Limani do të vazhdojnë bashkë rrugëtimin edhe për tri vite të tjera.

Në prani të Drejtorit Sportiv, z. Valon Zymberi në ambientet e klubit sot kapiteni ynë ka nënshkruar kontratën e re.

FC DRITA i dëshiron suksese në vazhdimësi Ardit, që bashkarisht të arrijmë suksese edhe më të mëdha.

Kujtojmë që Ardian Limani u ribashkua me ne në vitin 2017-të dhe që atëherë është pjesë e rëndësishme e klubit dhe sukseseve tona.

Na priftë e mbara, Ardi

FC DRITA

/Gazeta Olle/

Bad News Eagles shënojnë përsëri ngritje në ranglistën botërore

Ky futbollist pritet të largohet nga Ballkani pas përfundimit të sezonit