FC Ballkani zyrtarizon largimin e katër futbollistëve

FC Ballkani ka njoftuar se ka larguar katër futbollistë nga skuadra në afatin kalimtar të janarit.

Suharekasit nuk kanë qenë shumë aktiv në afatin kalimtar të janarit me prurje të reja, por në merkato kanë liruar katër futbollistë.

Bleon Sekiraqa është ndarë me “Portokallinjtë”, teksa tre të tjerë janë dërguar në huazim.

Talenti, Albin Kapra është huazuar te skuadra e Drenicës. “Emnaku” i tij, Albin Berisha i është bashkuar Malishevës, ndërsa Arbnor Halitjaha tek Rahoveci.

Ballkani deri më tani ka afruar vetëm qendërmbrojtësin, Lumbardh Dellova nga Hajduku i Splitit.


Njoftimi i plotë i Ballkanit:

Pas mbarimit te stinorit vjeshtor, tani në afatin kalimtar i cili karakterizohet me lëvizje të futbollistëve,kemi arritur marrëveshje të dyanshme dhe me mirëkuptim për nderprerjen e bashkëpunimit me lojtarin Bleon Sekiraqa

Ne si klub e falenderojmë Sekiraqën për kontributin e dhënë duke mbrojtur ngjyrat e klubit tonë. Me këtë rast i urojmë shëndet dhe suksese të mëtutjshme në futboll.

Gjithashtu i’u njoftojmë se kemi gjetur bashkëpunim me klubet nga liga e parë dhe Superliga për huazimin e lojtarëve tanë të cilët nuk kan pasur shumë hapësirë në klub, ku presim se të gjithë do të ken sjellje dhe punë profesionale.

Huazimet:

Albin Berisha – FC Malisheva

Albin Kapra – KF Drenica

Arbnor Halitjaha – KF Rahoveci

Na priftë e mbara Suharekë.

Rahoveci mposhtet në miqësore nga skuadra e njohur shqiptare

“Sfidë e re, ambient i njëjtë” – Gjilani prezanton ardhjen e re