FC A&N është ndër skuadrat më aktive të Ligës së Parë në afatin kalimtar veror.
Klubi nga Prizreni ka prezantuar transferimin e radhës, futbollistin Petro Memushi, shkruan Gazeta Olle.
Futbollisti shqiptar luan në pozitën e mbrojtësit, teksa ishte pjesë edhe e Shqipërisë U17, U18 dhe U21.
Memushi gjithashtu ka bërë karrierë edhe tek klubet italiane si Cittadella dhe Arezzo.
Njoftimi i plotë nga FC A&N:
🖊📃𝗣𝗘𝗧𝗥𝗢 𝗠𝗘𝗠𝗨𝗦𝗛𝗜 𝗕𝗔𝗦𝗛𝗞𝗢𝗛𝗘𝗧 𝗠𝗘 𝗙𝗖 𝗔&𝗡
I riu Petro Memushi bashkohet me klubin FC A&N si transferim i rradhës , një djalosh perspektiv i cili luan në pozitën e mbrojtësit e që i besoi shumë projektit tonë si klub mjaft i organizuar.
Memushi në të kaluarën ishte pjesë e disa klubeve në Shqipëri gjithashtu edhe në klube Italiane si 🇮🇹Cittadella dhe Arezzo , edhe pjesë e shpresa të Shqipërise tek U17 , U18 dhe U20.
Ju njoftojmë që deri në fund të merkatos do prezantohen edhe disa transfere ku do kompletohet i gjithë ekipi për ta synuar objektivin tonë kryesor për inkuadrim në superligë.
Vazhdojmë . . . 🤍💙
#forcaAN🔵⚪️
#forcaILIRËT🤍💙
#ForcaPRIZRENI✅
#tëbashkuardrejtsuperligës🏆
/Gazeta Olle/