FBK zbulon top asistuesit e Superligës

Organizatorët janë truri i skuadrës dhe asgjë nuk do të funksiononte pa asistimet e tyre.

Lojtari që bënë më shumë dhurata apo asistime për bashkëlojtarët e tij është Ivan Koljeviq i Prizrenit 16 me 8.3 asistime për ndeshje, apo më të lartën në elitën e basketbollit të Kosovës.

Në vendin e dytë ndodhet organizatori turk i Pejës, Ilter Erdem me 7.3, ndërsa Altin Morina ka 6.7 asistime për ndeshje.

Organizatori i Trepçës, Amin Hot është në vendin e katërt me gjashtë asistime për ndeshje, ndërsa Top 5 e përmbyll Jan Palokaj i Sigal Prishtinës me 5.9 asistime për ndeshje, një sukses për të, pasi nuk luan në pozitën e organizatorit, megjithatë, ndihmon shumë skuadrën.

Top 5 asistuesit

Ivan Koljeviq (Prizreni 16) 8.3

Ilter Erdem (Peja) 7.3

Altin Morina (Rahoveci) 6.7

Amin Hot (Trepça) 6.0

Jan Palokaj (Sigal Prishtina) 5.9.

Onix nuk ka të ndalur, gati zyrtarizimin e futbollistit të njohur nga Superiorja shqiptare

Chelsea e ndëshkon rëndë Lukakun pas intervistës së dhënë ditë më parë