Në bazë të nenit 21, alineja 1 të Statuti të Federatës së Basketbollit të Kosovës, bordi i FBK shpall konkurs për organizimin e ‘Final Eight’.
Të drejtë konkurimi kanë të gjithë personat juridik që përmbushin kushtet e këtij konkursi dhe dispozitat e parapara nga udhëzuesi për organizimin e këtij turneu që do të përfshijë të gjitha skuadrat në Art Motion Superliga e Kosovës.
1. Të mos ketë obligime të pakryera ndaj FBK-së.
2.Të sigurojë kushtet për zhvillimin e ndeshjes, sipas rregullave të FIBA.
3.Të sigurojë medaljet, kupat, dhe trofetë për finalistët dizajnin të cilin e përzgjedh FBK-ja.
4. Të mbulojë shpenzimet për personat zyrtar për të gjitha ndeshjet.
5. Të përmbahen në përpikmëri dispozitave të udhëzuesit për për organizimin e Final Eight, gjithashtu për transmetimin e ndeshjeve dhe hapsirës së marketing në palestër.
6. Të sigurojnë forca të mjaftueshme të Policisë së Kosovës dhe pjestarëve të sigurimit privat.
7. Të përmbahen udhëzuesit tjetër të FBK-së.
8. Të paguajnë një shumë financiare në llogarinë e FBK-së.
Peja është skuadra që ka bërë gjithçka për të organizuar Final Eight, por sa do t’i plotësoj kushtet kjo mbetët të shihet ditëve në vijim, ku do të mësohet dhe zyrtarisht vendi dhe koha e ‘Final Eight’.