FBK publikon dënimet për Yllin, Sigal Prishtinën dhe Trepçën

Komisioni i Garave i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) ka marrë vendimet lidhur me ndeshjet e treta gjysmëfinale në “Play-Off ” të Superligës.

KB Golden Eagle Ylli është dënuar me gjobë prej 100 eurosh. Gjobë të njëjtë mori edhe lojtari i tyre, Nate Grimes, për shkak se ishte ndëshkuar me gabim teknik në ndeshjen ndaj Pejës.

Shkaku i gabimeve teknike, me nga 100 euro gjobë u dënuan edhe Donte Clark e Dardan Berisha nga Sigal Prishtina, si dhe Kevin Capers nga Trepça.

Ndërsa, dënimin më të rëndë e mori trajneri i Yllit, Petar Mijovic, i cili u gjobit në total me 600 euro.

Arsye e dënimit ndaj trajnerit malazez janë gabimet teknike dhe sjelljet jo-sportive, me ç’rast ai edhe ishte përjashtuar nga ndeshja.

Vendimet:

“Ndërtimi i Urave Lidhëse përmes Futbollit”, Duka: Futbolli ndikon në përmirësimin e jetës

Presidenti Ademi merr pjesë në eventin e organizuar nga FSHF për Strategjinë e Qëndrueshmërisë