FBK organizon manifesitim për nder të pranimit në FIBA

Federata e Basketbollit e Kosovës, me rastin e pranimit në FIBA, si anëtarja e 215-të e federatës botërore të basketbollit, organizon një pritje në formë kokteji, më 1 prill në Prishtinë.

Mysafir nderi në këtë ngajrje do të jetë Kamil Novak, Drejtori i FIBA Evropës, i cili do të qëndrojë në vizitë një ditore në Kosovë dhe do të zhvillojë takime me krerët e FBK-së dhe me zyrtarë shtetërorë.

Në manifestim pritet të marrin pjesë edhe krerët e federatave të basketbollit të shteteve të rajonit dhe përfaqësues të institucioneve shtetërore.

Krerët e FBK-së dhe mysafirët e kësaj ngjarjeje do të jenë të pranishëm edhe në takimin gjysmëfinal të ligës ballkanike BIBL ndërmjet Sigal Prishtinës dhe Kozhuvit.