FBK njofton se kur dhe ku do të zhvillohet ndeshja mes Pejës dhe Bashkimit

Ndeshja kampionale e basketbollit elitar në Kosovë mes Pejës dhe Bashkimit është shtyrë për shkak të ftohtit në palestrën “13 Qershori” në Suharekë.

Klubet nuk e zhvilluan përballjen për shkak të mundësisë së lëndimeve dhe mungesës së sigurisë në proporcionet e garave, njoftoi KB Peja.

Federata e Basketbollit e Kosovës pak minuta më parë ka dalë me një njoftim rreth orarit dhe palestrës ku do të zhvillohet kjo sfidë, por edhe duke mos përmendur arsyen e shtyrjes së ballafaqimit.

Njoftimi i plotë nga FBK:

Federata e Basketbollit e Kosovës ju njofton se, ndeshja ndërmjet Bashkimit dhe Pejës do të zhvillohet të hënën (nesër) nga ora 17:00 në Rahovec.
Kjo ndeshje i takon xhiros së 20-të të Prince Caffe Superligës. Sfida ishte paraparë të zhvillohet sonte nga ora 17:00. /Gazeta Olle/

Zyrtare: Christian Mba transferohet te Partizani

Oferta nga Anglia, Spanja e Turqia, por Uzuni i refuzon pasi dëshiron qëndrimin te Granada deri në verë