FBK fituese e një tjetër projekti Erasmus+, kësaj radhe e projektit inovativ SHOOTER

Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) ka arritur të përfshihet në projektin inovativ SHOOTER, i cili ka marrë mbështetje nga programi Erasmus+.

Projekti udhëhiqet nga Federata e Basketbollit të Katalonisë dhe do të realizohet në bashkëpunim me Federatat e Irlandës, Bullgarisë dhe Kosovës. Partneri teknologjik, Optimal Way, do të jetë përgjegjës për drejtimin e transformimit dixhital.

Projekti SHOOTER ka për qëllim pajisjen e federatave të basketbollit në Evropë me mjete dhe aftësi dixhitale, duke përmirësuar profesionalizmin, efikasitetin dhe qëndrueshmërinë mjedisore në menaxhimin e tyre. Në kuadër të këtij projekti, do të krijohet një sistem menaxhimi i ri, i bazuar në një Toolbox Dixhital gjithëpërfshirës, që do të ndihmojë federatat të kalojnë nga metodat tradicionale në një qasje dixhitale më të avancuar.

Zbatimi i projektit pritet të fillojë në janar 2025 dhe është plotësisht në përputhje me prioritetet e Erasmus+ Sport, përfshirë transformimin dixhital, qëndrueshmërinë dhe qeverisjen e mirë në sport.

Përveç SHOOTER, FBK ka fituar edhe dy projekte të tjera në kuadër të Erasmus+ gjatë dy viteve të fundit: projekti PROMISE, ku është partnere, dhe projekti Safeguarding the Future, ku është bartëse.

Nuk është cigare elektrike, mësohet se çfarë përdori Calafiori në fund të ndeshjes

Zyrtare: Wojciech Szczesny është portieri i ri i Barcelonës