Fazliu: Menaxheri i Zenitit më ofroi Çekinë, vendosi në verë

Astrit Fazliu nuk e di ende të ardhmen e tij dhe për një gjë të tillë do të vendosë pas përfundimit të këtij edicioni me Partizanin.

Minutazha jo e duhur nga trajneri Shpëtim Duro ka bërë që ferizajasi të mendojë opsionin e largimit nga “të kuqtë”, derisa bindja për t’i thënë lamtumirë Partizanit iu ka shtuar edhe më shumë pas një telefonate të marrë nga Çekia.

“Më ka telefonuar një menaxher që është angazhuar te Zeniti dhe që punon edhe në Çeki, duke më ofruar që të më transferojë te një skuadër e kampionatit çek. Unë nuk kam vendosur ende, pasi që preferoj që së pari ta mbyllë këtë sezon me Partizanin dhe më pastaj të vendosi”, deklaroi Fazliu për GazetaOlle.com.

Ai u paraqit në ndeshjen e fundit të Partizanit, të cilën skuadra e Shpëtim Duros e fitoi minimalisht ndaj Vllaznisë 1:0.