Fazliu kalon pengesën e parë në Kampionatin Botëror të xhudos

Laura Fazliu ka dominuar ndaj kroates Katarina Kristo në luftën e parë në Kampionatin Botëror të xhudos në Abu Dabi të Emirateve të Bashkuara Arabe.

Laura e mposhti kroaten me hedhje të bukur për uazari. Me fitore, xhudistja kosovare u kualifikua në xhiron e tretë të kategorisë deri 63 kilogramë.

Laura në xhiron e parë ishte e lirë.

Ajo po kthehet pas një lëndimi që e mbajti jashtë për disa muaj.

“Asllani është e ardhmja”, Lautaro Martinez: Më ka habitur, nuk më foli për disa ditë

Caktohen gjyqtarët e finales së Kupës së Kosovës, Genc Nuza ndan drejtësinë