Fazliu i jep premtimin e madh tifozëve para derbit me Gjilanin

Astrit Fazliu, sulmuesi i Dritës thotë se ndeshja ndaj Gjilanit do të jetë mjaft interesante – pasi skuadra e tij po lufton për titullin kampion.

Gjilani dhe Drita takohen nesër me fillim nga ora 15:00, në kuadër të xhiros së 33’të të Superligës së Kosovës në futboll.

Fazliu potencon se skuadrat kanë synime të kundërta, por tek Drita janë shumë të motivuar për këtë ballafaqim.

“Është një ndeshje e fortë, kemi synime të kundërta, ne jemi të mobilizuar maksimalisht për këtë ndeshje, sepse synimi ynë dihet është titulli kampion, kur t’ia shtosh kësaj edhe që është ndeshje derbi – atëherë fitorja do ishte diçka fenomenale”, tha fillimisht Astrit Fazliu për ‘GazetaBlic Sport’.

Në fund tha se do të angazhohen maksimalisht.

“Normal tifozëve ju premtojmë angazhim maksimal sikurse kemi bërë gjithë”, përfundoi Fazliu.