Fazliji nënshkruan kontratë të re me skuadrën e njohur zvicërane

Futbollisti me prejardhje nga Lugina e Preshevës, Betim Fazliji ka vazhduar kontratën me skuadrën e tij St. Gallen.

Mesfushori 21-vjecar, me origjinë nga Lugina e Preshevës, lajmin e ka ndarë me miqtë e tij në facebook, pëcjellë Gazeta OLLE.

Fazliji me kontratë të re do të qëndron te kjo skuadër deri në vitin 2023.

“Përshëndetje fansa të dashur. Jam shumë i lumtur që sot kam zgjatur kontratën me St. Gallen deri në vitin 2023. Shumë faleminderit klubit dhe kryesisë së FC St. Gallen për besimin e dhënë”.

“Pres që me klubin dhe tifozët të kemi një sezon të suksesshme, emocionuese dhe të bukur. Gjithashtu një falenderim i madh për familjen, miqtë dhe sigurisht këshilltarët e mi”, ka shkruar Fazliji në facebook.

Fazliji është nga Miratoca e Luginës së Preshevës, por që me familje prej vitesh jetojnë në Zvicër./Gazeta OLLE/