Fazlija: Kundër Holandës do jetë e vështirë, do e përfundojmë grupin në këtë pozitë

Trajnerja e Kombëtares së Kosovës për femra, Afërdita Fazlija është deklaruar në konferencën për shtyp para ndeshjes me Holandën, raporton Gazeta Olle.

Shefja e shtabit teknik të “Dardaneve” foli rreth vështirësive që do jenë në takimet ndaj Holandës, si dhe pozitën që Kombëtarja do ta ketë në fund të kësaj kampanje.

“Realisht, me barrën e këtij problemi të pandemisë është e vështirë ta paramendojmë pozitën e tretë, për shkak se jemi duke zhvilluar gara vetëm me shumicën e futbollistëve vendore. Në këto tre ndeshje do të japim më të mirën, shpresojmë të fitojmë me Rusinë ndërsa dy ndeshjet e tjera me Holandën janë shumë të vështira”

“Sipas të gjitha gjasave, jo 100 për qind, por me shanca të mëdha do të jemi të pozicionuar në vendin e katërt” -përfundoi ajo.

Ndeshja, Kosovë – Holandë luhet nesër me fillim nga ora 19:00 dhe transmetohet në RTK./GazetaOlle/