Skuadrat kosovare që do t’i zhvillojnë ndeshjet në arenën ndërkombëtare, tashmë kanë filluar fazën përgatitore.
Ballkani, Drita, Gjilani dhe Llapi janë vendosur në Ohër, para dueleve në Ligën e Kampionëve dhe në Ligën e Konferencës, shkruan Gazeta Olle.
Sot do të zhvillohet një miqësore interesante në mes të Ballkanit dhe Llapit.
Kampionët e Superligës luajnë ndaj fituesit të Kupës së Kosovës.
Kjo ndeshje kontrolluese zhvillohet me fillim nga ora 18:00. /Gazeta Olle/