Arsenali shënoi fitoren më të thellë, duke mposhtur Southamptonin e Brojës, me rezultat 3-0, shkruan Gazeta Olle.
Golat për ‘topqinjtë’ i realizuan: Lacazette (21′), Odegaard (27′) dhe Gabriel (62′).
Fitore të rëndësishme ka shënuar edhe Liverpooli, pasi me rezultat minimal 1-0, mposht Aston Villën në ‘Anfield’.
Golin e vetëm për ‘The Reds’ e shënoi Salah (67′) nga pika e bardhë.
Ndeshja më dramatike e mbrëmjes ishte ajo mes Chelseat dhe Leeds United, të cilën të drejtuarit e Tuchel e fituan me rezultat 3-2, me një gol në minutat shtesë.
Golat për Chelsean i shënuan Mount (42′), Jorginho pen. (58′ dhe 90+4′), ndërsa për Leeds realizuan Raphinha pen. (28′) dhe Gelhardt (83′).
/Gazeta Olle/