Të enjten janë luajtur ndeshjet e javës së tetë të Superligës së Kosovës në hendboll. Ndeshja më e mirë u luajt në Mitrovicë ku u takuan Trepça e Deçani.
Fitore me rezultat 32:27 shënoi skuadra vendase. Trepça udhëheq në tabelë me 14 pikë, por Besa Famgas i ka dy ndeshje më pak të luajtura e Prishtina ka një ndeshje më pak. Besa Famgas e Prishtina i kanë nga 12 pikë.
Deçani renditet i teti me 4 pikë. Deçanit nuk i mjaftuan 11 golat e Drilon Tahirukajt. Sali Maxhera e Kushtrim Kastrati ishin më efikasët te Trepça me nga 7 gola.
Si vendase fitoi edhe Prishtina. Skuadra kryeqytetase e mposhti Rahovecin me rezultat 39:31. Lulzim Shabani u shqua me 14 gola për Prishtinën. Arlind Tanushi shënoi 9 gola për Rahovecin.
Tri ndeshjet tjera u fituan nga skuadrat mysafire. Besa Famgas fitoi thellë ndaj Drenicës, njëjtë si Vëllaznimi ndaj Zhegrës. Ndeshja mes Llapit e Kastriotit përfundoi me rezultat 39:33 në të mirë të skuadrës ferizajase.