Faulli që tërboi Manajn, gjyqtari i mohoi penallti të pastër pa shikuar VAR-in (VIDEO)

Shqipëria është mposhtur me rezultat 4-1 në udhëtim te Polonia.

Rei Manaj ka lënë fushën e lojës në pjesën e dytë të ndeshjes shumë i inatosur në momentin kur trajneri Edi Reja e ktheu në pankinë.

Ai doli duke u ankuar kundër gjyqtarit kryesor dhe shkoi duke turfulluar në pankinë. Kishte një arsye të mirë pse ta bënte një gjë të tillë pasi në mënyrë të pashpjegueshme i ishte mohuar një penallti e pastër.

Në minutën e 65-të të ndeshjes, pas një pasimi në zonë, Glik në rrëshqitje e sipër godet në mënyrë të dukshme këmbën e sulmuesit shqiptar. Gjyqtari bën shenjë që loja të vazhdojë mes protestave të kuqezinjve, me sulmuesin që kërkonte penallti.

Gjyqtari italian Mariani nuk ngurroi t’i tregonte atij kartonin e verdhë, ndërsa nuk pranoi kërkesat e futbollistëve të Shqipërisë që të shihte pamjet me VAR, duke vendosur përkundrazi që të vazhdohej loja, shkruan Panoramasport.

Një situatë e pakuptimtë që nervozoi Manajn i cili shtoi protestat dhe u ndëshkua me të verdhë. Në këtë mënyrë, sulmuesi do të humbasë edhe ndeshjen e radhës ndaj Hungarisë pasi plotësoi numrin e kartonëve të verdhë.

 

Gjimshiti: Nuk mbaj mend një ndeshje që të kemi luajtur aq mirë si në pjesën e parë

Shkodran Mustafi kompleton transferimin te Levante