Fatos Beqiraj sot bëhet me skuadër të re?

Sulmuesi pejan, Fatos Beqiraj pritet t’i bashkohet skuadrës boshnjake, FK Sarajevo.

Lajmi është bërë i ditur nga ‘Vijesti.me’, të cilët shkruajnë se nënshkrimi pritet të vijë sot, përcjell Gazeta OLLE.

32-vjeçari, që përfaqëson Malin e Zi, së fundmi ka luajtur te skuadra izraelite Maccabi Netanya.

Në nivel ndërkombëtar ai e përfaqëson Malin e Zi, Përfaqësuese me të cilën ka 69 paraqitje.

Ndryshe, karrierën e tij si futbollist Beqiraj e ka nisur te Besa e Pejës.