Fatos Beqiraj përfundon tek Sarajeva

Sulmuesi kosovar, Fatos Beqiraj pritet që karrierën ta vazhdojë në kampionatin boshnjak.

Sipas gazetës malazeze, Vijesti, Beqiraj do të kalojë te Sarajeva.

Pritet që Beqiraj të mërkurën (sot) të firmos me kampionen e Bosnjë-Hercegovinës, nëse nuk del ndonjë pengesë e momentit të fundit.

Beqiraj 32-vjeçar është reprezentues i Malit të Zi. Mbanë rekordin për më së shumti paraqitje për Malin e Zi – 69. Ka shënuar nëntë gola.

Pejani Beqiraj javë më parë është ndarë me skuadrën izraelite Maccabi Netanya, ku luajti për dy vjet. Karrierën e ka nisur te Besa e Pejës. Famën e arriti te Buduqnosti i Podgoricës e më pas edhe te Dinamo e Zagrebit me të cilën skuadër luajti edhe në Ligën e Kampionëve.

Karrierë ka bërë edhe në Kinë, Bjellorusi, Rusi dhe Belgjikë.

Sarajeva ka pesë tituj të Bosnjë-Hercegovinës. Ka edhe dy tituj të ish-Jugosllavisë, shkruan koha.net.