Fatkeqësia shtyn takimin e Berishës me Brisbanen

Besart Berisha i cili bëri emër në futbollin australian me paraqitjet e tij për skuadrën Brisbane Roar, duke fituar gjithçka me këtë skuadër si në planin ekipor po ashtu edhe në atë individual, ishte sot para një dite të vëshitë pasi do të takohej me ish skuadrën e tij në stadiumin ku bëri emër.

Berisha i cili ka kaluar në Melbourne Victory, do të përballej për herë të  parë më ish skuadrën e tij, në shtëpin e kësaj të fundit, ndërsa një ciklon që ka kapluar Australinë e ka ndërprerë këtë ndeshje.

“Ne kemi vendosur të shtyjmë ndeshjen e sonte Brisbane Roar – Melbourne Victory, në ‘SunCorp Stadiumin’ për shkak të shqetësimeve të sigurisë dhe gjithashtu nga respekti për të gjithë ata që janë në Queensland dhe përballet me fatkeqësi e mundshëm të Ciklonit Marcia”, tha kreu i A- Leagues, Damien de Bohun, transmeton ‘Gazeta olle’.