Fatjon Jusufi dy vite bashkë me Struga Trim Lum

Fatjon Jusufi është blerja e dytë e skuadrës shqiptare gjatë kësaj merkatos verore, pas Besart Ibraimit. Jusufi me ekipin e Struga Trim Lum ka firmosur kontratë dy vjeçare, ndërsa i njëjti së fundmi ishte pjesë e Renovës.

“Vendosa të luaj për Struga Trim Lum, pasi mendoj se është një skuadër shumë serioze dhe shumë mirë e organizuar. Ata kanë objektivat dhe qellimet e veta dhe çdo ditë po rriten si skuadër. Shpresoj që të jap maksimumin për këto ngjyra për të gëzuar skuadrën si dhe gjithë tifozët strugan” – u shpreh Fatjon Jusufi për faqen zyrtare te klubit.

Jusufi në futbollin vendor, përveç me Renovën kishte luajtur edhe me FC Shkupin, ndërsa Struga Trim Lum do të jetë skuadra e tij e tretë me të cilën do të luaj në Ligën e Parë, aty ku numëron gjithsej 168 ndeshje, 22 gola dhe 13 asistime.

/Gazeta OLLE/

Zyrtare: Mevlan Zeka transferohet te Gjilani

Zabërgja: Gjilani klub me vlera të mëdha