Fatjon Bunjaku përforcimi i parë i Lirisë

Liria ka njoftuar se ka transferuar zyrtarisht Fatjon Bunjakun.

Përmes një njoftimi në faqen e tyre në Facebook, klubi prizrenas bëri të ditur se lojtari këmbëshpejtë është pjesë e tyre.

Më poshtë mund të lexoni postimin e plotë (pa ndërhyrje) të Lirisë:

Goditja e mbrëmjes

Bunjaku vishet bardhezi

Lojtari këmbëshpejtë,  Fatjon Bunjaku, ka nënshkruar  për Lirinë , në orët e mbrëmjes, të marten.

“Jam i lumtur për marrëveshjen.Shpresoj që bashkarishtë të ecim drejt sukseseve”,  ka thënë ai pas nënshkrimit, duke shtuar se: ” për Lirinë, refuzova shumë skuadra, ngase këtu e duan dhe ndjejnë futbollin”.

Bunjaku ka shënuar 14 gola te Onix në edicionin që e lam pas.

Ndërkaq, Enis Gashi drejtor pohoi se:” dhe ditët në vazhdim priten prurje cilësore”.

Ferizaj e blindon me kontratë të re Betim Haxhimusën

Ademi viziton Dardanët U21, i inkurajon për sukses kundër Estonisë