Fatih Terim përjashton Arda Turanin nga kampi, mungon ndaj Kosovës (FOTO)

Përzgjedhësi i Kombëtares turke, Fatih Terim, ka përjashtuar nga kampi yllin e Barcelonës, Fatih Terim.

Shkak për këtë është bërë skandali i Turanit me gazetarin turk, të cilin e sulmoi ditë më parë, shkruan “ahaber.com.tr”, raporton Gazeta Olle.

“Ai kishte sulmuar gazetarin Bilal Mabe, pas kthimit në Slloveni nga Maqedonia, ku luajtën miqësoren.

Presidenti i Federatës Turke të Futbollit, Yildirim Demiroren dhe Ali Durust, realizuan një takim me Fatih Terimin, pas incidentit. Pas takimit, Terim u pa në takim privat me Ardan”, shkruan sajti në fjalë.

Mungesa e Turanit llogaritet lajm i mirë për Kosovën, e cila sfidon Turqinë më 11 qershor në “Loro Boriqi” të Shkodrës.

arberzeneli-ardaturan-turqi-kosove-572x400

ardaturan

Arda-Turan-Lionel-Messi