“Fati i Besës vendoset sot”

Mesfushori me përvojë i Besës së Pejës, Dugagjin Gashi, e vlerëson ndeshjen e sotme me Trepçës ’89 si vendimtare në ‘luftën’ e pejanëve për titullin e kampionit.

“Mendoj se kjo ndeshje është shumë e rëndësishme. Me një fitore eventuale në Mitrovicë, mbesim në garë për titull. Siç dihet, pesë ndeshjet e ardhshme janë vendimtare për neve e sidomos ndeshja me Trepçën ’89”, ka thënë Dugagjin Gashi për Gazetaolle.com.

‘Dugi’ ndër të tjera tha se Besa është përgatitur shumë mirë për këtë takim. “Jemi shumë të përgatitur pasi që për neve do të jetë ndeshje vendimtare, por edhe shumë e vështirë”, përfundoi Dugagjin Gashi.