Faruk Statovci ndihmëstrajner i Sokolit te Malisheva?

Trajneri aktual i skuadrës së KEK-ut, Faruk Statovci karrierën mund ta vazhdojë në Superligën e Kosovës.

Kanal10 mëson ekskluzivisht se Statovci është ftuar nga Bylbyl Sokoli të jetë pjesë e shtabkt teknik të tij te Malisheva.

Mbetet të shihet nëse një gjë e tillë mund të ndodh pasi që Statovci është nën kontratë me skuadrën e tij aktuale, KEK-un.

Statovci njihet për sukseset e tij me skuadra të ndryshme, e së fundmi edhe me KEK-un, me skuadër të cilën është shpalluar kampion vjeshtor në Ligën e Dytë të Kosovës.

Legjenda e Arsenalit tregon se kush do të shpallet lojtari i vitit në Angli

Një video emocionale publikohet nga trajneri anglez, momenti pikëllues kur iu tregon fëmijëve se është shkarkuar