Faruk Statovci: Ky është futbollisti më i papërgjegjshëm i Kosovës!

Analisti i futbollit vendor, Faruk Statovci, ka akuzuar ashpër Valon Berishën për deklaratën e tij pas ndeshjes, i cili theksoi që “Kosova nuk është Brazil”.

Sipas Statovcit, Berisha është totalisht i papërgjegjshëm në lojë, përcjellë Gazeta Olle.

“Valon Berisha është lojtari më i papërgjegjshëm që e ka Kosova”, u shpreh Statovci në KTV.

“Ai është mesfushor defanziv, nuk i takon të shkojë në sulm në cdo aksion të Kosovës. Nuk ka logjikë të mos bësh ndërhyrje të palejueshme në atë moment kur pësuam gol”.

“Unë nuk ja mohoj cilësitë, dëshirën, atë që e ka bërë, ishte ndër lojtarët e parë që i ka thënë po Kosovës, atëherë kur nuk ishte aspak e lehtë”.

“Mirëpo, s’ka nevojë të na tregojë a jemi a s’jemi Brazil sepse atë e dijmë, sepse ne luajmë moti futboll këtu”, shtoi ai. /Gazeta Olle/

? BEFASI, BEFASI ?"Muriqi ka pasur disa zënka te Kosova, Berisha ka bërë gjëra të papranueshme"➡️ bit.ly/2GXwxG0

Gepostet von Gazeta OLLE am Sonntag, 11. Oktober 2020