Faruk Statovci kritikon Gjilanit: Kishit shumë fat që barazuat me Dritën

Trajneri dhe analisti i futbollit, Faruk Statovci është i ftuar në emisionin “Kampionët”, shkruan Gazeta Olle.

Statovci u përfshi në një debat të ashpër me drejtorin sportiv të Gjilanit, Sevdail Robellin.

Robelli tha se Gjilani luajti mirë ndaj Dritës dhe pati mundësi për fitore, ndërsa Statovci i’u kundërpërgjigj atij.

“Unë jam real kam luajtur në Dritë, por nuk ka lidhje kjo pasi kam rrespekt maksimal për kryetarin e klubit, por të thuash se ne u kfjellëm pas pjesës së parë kjo nuk është reale, ju thjesht ishit me fat” – tha Statovci.

“Po e mbështesin trajnerin që është i Shqipërisë dhe kjo është shumë mirë, por njejt si këtë duhet t’i mbështesnin edhe trajnerët e mëparshëm që vijnë nga Kosova”- përfundoi Statovci.