Faruk Statovci: Garanci ka vetëm për vdekjen, Prishtina drejtohet nga njerëz që s’kanë lidhje me futbollin

Faruk Statovci ka akuzuar ashpër kryesinë e Prishtinës për shkarkimin e Armend Dallkut.

Trajneri i njohur tha se klubi kryeqytetas drejtohet nga njerëz jo-profesionistë, përcjellë Gazeta Olle.

“Pse ka ndërruar shumë trajnerë Prishtina? Sepse klubi drejtohet nga njerëz jo-profesionistë, që s’kanë të bëjnë me këtë lëmi”, deklaroi Dallku në “KTV”.

“Secili klub duhet të jetë krenar të ketë Dallkun në skuadër. Njerëz si Dallku duhet të ftohen në klub e jo të largohen”.

“Kush mund të garantojë për titull? Garanci është vetëm vdekja. Dallku ka bërë shumë punë te Prishtina, i ka motivuar edhe lojtarët të stërviten, sepse ata kanë luajtur shpesh pa paga”.

“Pse e morën Ramadanin? A ua ka garantuar titullin ai? Nëse po, FFK le t’ia dërgojë trofeun tani. S’kam asgjë kundër tij, trajnerët shkojnë e vijnë, por po e diskutojmë procesin”, shtoi ai. /Gazeta Olle/

🚨 LAJMI I FUNDIT 🚨🔵 Armend Dallku: Kërçeli dhe Sherifi më komunikuan shkarkimin, ja çfarë më dhemb më shumë! ➡️ bit.ly/2Ejaust

Gepostet von Gazeta OLLE am Sonntag, 20. September 2020