Faruk Statovci do të jetë analist i “Dueli Sportiv” për sezonin 2023/24

Pjesë e panelit fantastik në emisionin “Dueli Sportiv” krahas Bylbyl Sokolit, nga e diela e 6 gushtit tashmë si analist i rregullt do të jetë edhe trajneri Faruk Statovci.

Nga e diela e 6 gushtit në ekranet televizive do të rikthehet emisioni i rekordeve “Dueli Sportiv”.

Pjesë e panelit fantastik krahas Bylbyl Sokolit, tashmë si analist i rregullt do të jetë edhe trajneri Faruk Statovci.

Marrëveshja me Statovcin është arritur gjatë ditës së sotme në shtëpinë mediale RTV Dukagjini, dhe ai do t’i bashkohet “Duelit Sportiv” qysh nga emisioni i parë.

Statovci njihet për përpikmërinë e tij në analizat e futbollit vendor, teksa ka një karrierë të pasur si futbollist dhe trajner. Por, kjo nuk është e gjitha.

Emisioni i udhëhequr nga Kadrije Canolli dhe Ndrec Gjonaj do të vie me një format unik – me kuizin e vetëm në vend kushtuar futbollit “Kush jam unë”.

Analiza të futbollit vendor, e shumëçka tjetër – do ju shoqërojnë çdo të diel, nga ora 22:00.

Kosova – Danimarka, bileta e fundit drejt kualifikimeve për Eurobasket 2025

Mediumi i madh çek paralajmëron Plzenin: Ju pret ndeshje e vështirë ndaj Dritës, te ju nervozizmi po rritet