Faqja zyrtare e Ligue 1 shkruan për rrugëtimin e suksesshëm të Edon Zhegrovës

Edon Zhegrova është duke e kaluar një sezon mjaft të suksesshëm, ndërsa ka hyrë në mendjet dhe në zemrat e tifozëve të Lillet në Francë.

Për formën e lartë që po e shfaq, faqja zyrtare e Ligue 1 Uber Eats, tek rubrika e profilit ia ka kushtuar një shkrim “Messit të Kosovës”, duke e përfshirë historinë dhe rrugëtimin e tij.

Dy gola dhe çmimi i lojtarit të ndeshjes. Edon Zhegrova ishte i pandalshëm kundër RC Lens në Derbin e Veriut në fundjavën që shkoi, për t’i ndihmuar “Les Dogues” në fitoren 2:1 ndaj rivalëve lokalë.

Kjo nuk ishte hera e parë që 25 vjeçari, i cili e festoi së fundmi ditëlindjen, ishte vendimtar në ndeshje.

Përfaqësuesi kosovar i ka realizuar 5 gola dhe i ka bërë 5 asistime deri tash në 26 takime.

I lindur në Gjermani, i rritur në Kosovë

Zhegrova ishte lindur në Gjermani, ku prindërit e tij kishin shkuar për t’iu shmangur luftës në Kosovë në vitin 1998.

Më pas, ai me familje ishin kthyer në Kosovë kur Edoni ishte dy vjeç, ndërsa në vendin e prindërve kishte nisur të merrej me futboll.

“Ishin rrugët e Prishtinës ku i riu Edon kishte nisur ta shfaqte talentin e tij të pashtershëm, ndërsa shpejt iu bashkua klubit lokal, ku do t’i shënonte rregullisht nga 5-6 gola për ndeshje. Njerëzit filluan ta vinin re menjëherë. Talentin e tij e zbuloi edhe gjiganti italian, AC Milan”, shkruan “ligue1.com”.

Zhegrova ka folur për rrugëtimin e tij me nostalgji.

Zhegrova ka folur për rrugëtimin e tij me nostalgji.

Ai para disa ditësh e festoi 25-vjetorin e lindjes. /Gazeta Olle/

FC Behari kërkon gjyqtarë nga Superliga, por dëshprohen keq me delegimin e Mervan Bejtullahut

Lajmi i fundit: UEFA vjen për të inspektuar stadiumin “Zahir Pajaziti” dhe të marrë një vendim për ekipet kosovare