Fantastike Prishtina, shkon në pushim me epërsi ndaj Connah’s Quay Nomads

Prishtina e ka mbyllur pjesën e parë me epërsi 1-0 ndaj Connah’s Quay Nomads

Ishte minuta e 40-të, kur Leotrim Bekteshi realizoi me kokë duke ia sjellur epërsinë kampionëve të Kosovës, shkruan Gazeta Olle.

Bardhekaltrit zhvilluan një pjesë të parë fantastike, duke dominuar nga minuta e parë.

Megjithatë, pasi dështuan të shënojnë nga loja e hapur, kryeqytetasit realizuan nga goditja e këndit.

Uellsianët nuk treguan asgjë në pjesën e parë, duke u fokusuar maksimalisht në mbrojtje.

Mbetet të shihet se çka do të na sjellë pjesa e dytë në “Fadil Vokrri”, ku jemi dëshmitarë të një atmosfere fantastike të krijuar nga “Plisat”.

/Gazeta Olle/ 

 

Zyrtare: Arbëria prezanton edhe një futbollist

Hendboll: Prishtina takohet me ekip austriak në konkurrencën e meshkujve