Fantastike nga Edon Zhegrova, shkon në Prizren për ta takuar fansin e tij më të madh, i cili vuan nga paralize Cerebrale

Ylli kosovar, Edon Zhegrova i cili është shndërruar në një nga lojtarët më të dashur në vendin tonë, sot ka udhëtuar drejt Prizrenit për ta takuar fansin e tij më të zjarrtë.

Zhegrova është duke i kaluar pushimet në vendlindje, ndërsa takimet me fansat në Kosovë tash janë bërë të zakonshme për të gjithë lojtarët Dardanë.
Por një rast i veçantë për luanin e Kosovës ndodhi pikërisht sot, duke i plotësuar një dëshirë të madhe, një tifozi shumë special, shkruan Gazeta OLLE.
Besjon Peci I cili vuan nga paraliza Cerebrale, e ka takuar sot idhullin e tij në futboll, Edon Zhegrova ka shkuar në Prizren për ta takuar nga afër tifozin special të sulmuesit kosovar.
/Gazeta OLLE/

Zyrtare: Malisheva prezanton transferimin e parë në merkaton verore

Zyrtare: Malisheva nuk ndalet, pas Hajdarit firmos me Qlirim Avdullin