FANTASTIKE: Kosova U21 merr tre pikë të mëdha në udhëtim te Izraeli

photo by: @Shpend Ahmeti

Kosova U21 ka arritur fitore minimale me rezultat 1-0 ndaj Izraelit në udhëtim falë një super goli të shënuar nga Milot Avdyli.

‘Dardanët’ u ballafaquan në këtë takim me izraelitët në një ndeshje e cila ishte e vlefshme për kualifikimet e Euro 2025 që do të mbahet në Sllovaki.

Golin e avantazhit dhe atë të tri pikëve për Kosovën, Milot Avdyli e shënoi në minutën e 11-të me një gjuajtje fantastike nga distanca.

Një tjetër rast të mirë shënimi Kosova e pati me anë të Etnik Brrutit, i cili në minutën e 22-të e detyroi portierin vendas që të intervenojë.

Edhe në pjesën e dytë ishte Kosova ajo që u karakterizua me lojë më të mirë, duke mos u zmbrapsur pavarësisht epërsisë së hershme të krijuar.

Të besuarit e Afrim Tovërlanit patën disa mundësi të mira shënimi me anë të Ardit Tahirit, Etnik Brrutit dhe Oltion Bilallit, por portieri izraelit nuk lejoi që të mposhtej më.

Deri në fishkëllimën e fundit të gjyqtarit dardanët e rinj ia dolën që ta menaxhojnë mirë avantazhin dhe kështu morën tri pikë të vlefshme.

Kosova tani ka 12 pikë të grumbulluara dhe pozicionohet në pozitën e katërt në grupin D, aty ku bën pjesë gjithashtu edhe Gjermania, Polonia, Bullgaria dhe Estonia.

Standings provided by Sofascore

 

Zyrtare: Arlind Ajeti kompleton transferimin në Superligën e Turqisë

“Kjo fitore është vetëm fillimi” – Elvis Rexhbecaj me fjalë të mëdha pas triumfit me Kosovën