Fantastike, Kosova fiton medalje të artë në Evropianin U20

Muhamet Ramadani është bërë kampion i Evropës U-20, në evropianin që po mbahet në Talin të Estonisë.

Atleti ynë fitoi medaljen e artë në hedhjen e gjylës 6 kilogramë.

Rezultati më i mirë i tij në finale ishte 19.90 metra.

Ai la kundërshtarët e tij prapa për më shumë se gjysmë metre.

Komiteti Olimpik i Kosovës ka përgëzuar suksesin e madh të Ramadanit, trajnerit të tij, Shabanit dhe gjithë komunitetit të atletikës.

/Gazeta Olle/

Vangjeli pas prezantimit te Prishtina: Sa për moshën time, shpresoj të tregojë vetë fusha moshën time

Formacionet zyrtare: Llapi – Shkupi