Fantastike, Ermal Krasniqi shënon në debutim në Superligën e Rumanisë

Ermal Krasniqi ka debutuar me gol në elitën e futbollit rumun me fanellën e CFR Cluj.

Ish-sulmuesi i Ballkanit e ka nisur si titullar derbin rumun mes Farul Constanta dhe CFR Cluj.

Pas 49 minutave lojë, CLuj kaluan në epërsi me golin e shënuar nga sulmuesi kosovar Ermal Krasniqi.

Për reprezentuesin kosovar ky ishte goli i parë në ndeshjen e parë në elitën e futbollit rumun. /Gazeta Olle/

Zbulohen detaje të reja dhe deklarata e viktimës për sulmin seksual nga Dani Alves

Zbulohen detajet e kontratës së Skukës, sulmuesi bëhet më i shtrenjti në histori të Superiorës – do të ketë super pagë