Fantastike, Ajaxi e zyrtarizon portierin kosovar pas një transferimi prej 8 milionë eurove

Diant Ramaj ka bërë hapin e madh në karrierën e tij, duke iu bashkuar njërës nga skuadrave më të mëdha evropiane, Ajax Amsterdam.

Portieri nga Kosova me pasaportë gjermane është larguar nga Eintracht Frankfurti dhe karrierën do ta vazhdoj te gjiganti holandez.

21-vjeçari tanimë është prezantuar në fanellën e Ajaxit, derisa ka nënshkruar kontratë afatgjate deri në verën e vitit 2028.

Ajaxi ka paguar tetë milionë euro për transferimin e kosovarit i cili do të konkurrojë për një fanellë titullari me argjentinasin Rulli.

“Ajax, Eintracht Frankfurt dhe Diant Ramaj kanë arritur marrëveshje për transferimin e portierit te Ajax. 21-vjeçari gjerman me rrënjë kosovare ka nënshkruar kontratë deri më 30 qershor 2028”.

“Kontrata e Ramaj me klubin gjerman ishte deri në vitin 2027”, thuhet në njoftimin e klubit holandez.

Ramaj ishte bashkuar me Eintracht Frankfurtin dy vite më parë për vetëm 100 mijë euro, derisa kishte vetëm dy paraqitje në Bundesliga.

U rikthye në fushë pas pesë muajve, Neymar bën njërën nga paraqitjet më të mira në karrierë me dy gola të mrekullueshëm dhe një asistim

Zyrtare: Andri Stafa transferohet te Liria