Fansat e Real Madridit ofendojnë rëndë gruan e Isco-s: K*rvë ti je arsyeja që ai ka dështuar

Nga humbja turpëruese e Realit të Madridit 4-1 ndaj Valencias në “Mestalla” nuk kanë munguar as ofendimet e tifozëve në drejtim të lojtarëve dhe bashkëshorteve të tyre.

Një ndër to ishte dhe Isco i cili u cilësua si më i dobëti në fushën e lojës nga tifozat dhe këta të fundit nuk kanë munguar të ofendojnë dhe bashkëshorten e mesfushorit spanjoll duke bërë atë fajtore për gjendjen fizike të Iskos.

Gruaja e Iscos, Sara Salamo pas ofendimeve të shumta që ka marrë në mesazhe private, ka filluar ti publikojë në rrjetin e saj zyrtar në “Twitter” duke shënuar: “Nuk ka seksizëm në Spanjë.”, përfundon postimin e saj bashkëshortja e Iskos, Sara Salamo.