Fanol Perdedaj shënon gol me vollej për Frankfurtin

Mbrojtësi i Përfaqësueses së Kosovës, Fanol Perdedaj, vazhdon formën e mirë në Bundesliga 2. Ai sapo ka shënuar golin e epërsisë për FSV Frankfurtin.

Perdedaj realizoi me vollej në minutën 40, shkruan GazetaOlle.com. Titullar për Frankfurtin po luan edhe mesfushori i Kosovës, Besar Halimi.

Rezultati momental kur po luhet pjesa e dytë është 1:1.

Perdedaj kishte shënuar gol edhe javën e kaluar. Në fund, Frankfurt humbi 2:1. /Olle