Fanol Perdedaj, lojtari me më së shumti ndeshje tek Kosova

Fanol Perdedaj vazhdon të mbetet lojtari me më së shumti ndeshje të zhvilluara me fanellën e Kosovës.

Mbrojtësi i djathtë i Munchen 1860, mban primatin me 13 ndeshje të zhvilluara, një më shumë se sa kapiteni, Samir Ujkani, shkruan Gazeta Olle.

Perdedaj debutoi me Kosovën më 5 mars 2014, në miqësoren historike me Haitin.